December 25, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kush ishte “Luftëtari i Bardhë” nga Drenica, truproja e Ibrahim Rugovës që u vra pas lufte – ishte pjesë e UÇK-së

Sot janë bërë 19 vite që nga atentati ku mbeti i vrarë Besim Dajaku, ish truproja e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhe gazetari i “Bota sot”, Bekim Kastrati, si dhe mbeti i plagosur rëndë ish deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Tashmë kur kanë kaluar 19 vite, vrasja e Dajakut dhe KAstratit mbetet ende një enigmë.

Gani Geci i cili shpëtoi nga ky atentat, ka thënë se shpreson që Gjykata Speciale do ta zbardh këtë rast.

“Sot në oren 20 e 5 min bëhen 19 vjet nga dita kur kriminelët mirë të paguar dhe mirë të organizuar duke zbatuar urdhërat e atyre që e shkruan komunikatën nr.59, në një prit në hryje të fshatit Llaushë, kryen atentatin kundër meje dhe shokëve të mi dhe në atë atentat u vranë dy shokët e mi Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati dhe më plagosën rëndë mua, ndërsa pa plagë shpëtoj Shani Geci. Shpresoj se Gjykata Speciale si insatanca e fundit gjyqësore e Republikës së Kosovës do ta zbardhë se kush e ka shkruar atë komunikatën e ndyer me nr .59 dhe njëherit do të zbardhet edhe kush dha urdhër dhe kush i pagoj atentatorët ta kryenin atentatin kundër nesh, sepse hartuesit dhe shkruesit e komunikatës janë edhe urdhërdhënësit e këtij atentati”, shkroi ish deputeti Geci.

Por, Besim Dajaku i cili ishte edhe pjesë e UÇK-së e kishte edhe një epitet tjetër. Ai quhet edhe “Luftëtari i Bardhë” nga Drenica, që nuk e la vetëm Ibrahim Rugovën.

“Besim Dajaku (1969 – 2001). Luftetari i Bardhe nga Drenica, i goditun ne prite pas luftes, ne kohen kur u bene vrasjet politike ne Kosove”, kështu e përshkruan faqja FARK – Forcat të Armatosura të Republikës së Kosovës ish truprojën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Besim Dajakun, i vrarë pas luftës në Kosovë.

E këtë postim e ka shpërndarë edhe familjari i Besimit, Liridon Dajaku.

Kujtojmë se më 19 tetor të vitit 2001, në një atentat u vra Bekim Kastrati, gazetar i gazetës “Bota sot” dhe Besim Dajaku, pjesëtar i Sigurisë së Presidentit Rugova, si dhe u plagos Gani Geci, ish deputet i LDK-së.

 

Image

 

 

Image

Image

Related posts

Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Kosovën dhe Bosnjën

dardanianews

Vjen në Kosovë testi që tregon për 10 minuta nëse keni koronavirus

dardanianews

SHOQATA HUMANERE KULTURORE NGUSHËLLIME PËR FAMILJEN MORINA DHE SHALA

dardanianews