22.1 C
New York
June 14, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Ky është burri që e rrahu mizorisht gruan e tij e cila vdiq sot në spital

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti dhe për pasojë nuk arriti të mbijetojë. Viktima ka humbur jetën sot në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor para dy ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.

Sinjali ka mësuar se e ndjera që vdiq tragjikisht është Marija Zhivkoviq, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkoviq (43-vjeçar).

Natën kritike, më 31 korrik, Zhivkoviq u arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

 

Related posts

Lajmi fundit! Joe Biden tërhiqet nga gara

dardanianews

“Mbi 60 mijë dollarë në muaj kush lufton në Ukrainë”, Perëndimi bën ofertën tunduese

dardanianews

Përfundon takimi i Kurtit me Krasniqin e Abdixhikun, deklarohet Qeveria

dardanianews