July 25, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ky është personi që dyshohet se keqpërdori fëmijët për pornografi

Policia e Kosovës dje arrestoi një 45-vjeçar me inicialet I.G., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Gazeta Sinjali mëson se personi që përfundoi në prangat e Policisë është Ilir Gashi, nga fshati Qyshk i Pejës.

Gashi dyshohet se ka poseduar foto dhe video me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë, të cilat më pas i ka shpërndarë edhe me persona të tjerë, përmes komunikimit online.

45-vjeçarit i është sekuestruar telefoni celular dhe një laptop, ku dyshohet se i mbante fotot dhe videot pornografike me fëmijë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është duke u mbajtur në ndalim policor.

 

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

Related posts

Sami Kurteshi fyen krerët e UÇK-së: SHIK-u ishte krijesë e UDB-së, ka kryer krime ndaj shqiptarëve

dardanianews

Zafir Berisha tregon publikisht passwordin e Facebook-ut e tij

dardanianews

Çfarë po ndodh? Pas Covid-19, IKSHPK alarmon për një tjetër virus

dardanianews