8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ky është vlerësimi i Veton Surroit për Aleksandër Vuçiqin

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi vlerësoi se sulmi rus mbi Ukrainën nuk është duke e vënë Serbinë në pozicion të pafavorshëm, siç po perceptohet nga shumë shtete.

Sipas Surroit, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, po i përdor zhvillimet në lindje të kontinentit për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Rusia.

Presidenti Vuçiq është duke e përdorur, për të mirën e tij, një pozicion, i cili dukej i disfavorshëm gjeopolitikisht, por për të është i favorshëm. I disfavorshëm në kuptimin që shumë vende, përfshirë edhe Kosova, e perceptojnë Serbinë si zgjatje gjeopolitike të Rusisë, por presidenti Vuçiq është duke e përdorur atë duke u vendosur si një shtet që është në gjendje të lëvizë drejt perëndimit, por e ka çmimin e vet për këtë punë dhe derisa të vendoset ky çmim, ai është duke e përdorur”.

“Nga ana tjetër, duke i thënë edhe Rusisë që është një vend i cili mund të jetë i afërt me Rusinë dhe ka një çmim për këtë dhe çmimi për këtë është gazi i lirë dhe një kontratë trevjeçare për gaz, ky bilanc deri tani i ka funksionuar zotit Vuçiq dhe në momentet kur ushtrohet trysni ndaj tij për çështjen e Rusisë, ai e nxjerr në pah kartën e Kosovës dhe thotë që do të jetë kooperativ në çështjet e Kosovës”, tha Surroi në Klan Kosova.

Surroi tutje e cilësoi Vuçiqin si lojtarin më të shkathët të rajonit.

“Zoti Vuçiq është lojtari më i rryer të themi në regjion dhe i shkathët padyshim dhe duke përdorur të gjithë atë atutë, përfshirë edhe ato që janë destabilizuese, për shembull rastin e Malit të Zi, apo përpjekjeve të përhershme destabilizuese në Kosovë,” tha Surroi.

Related posts

Shpërthimi i madh në Rusi, raportohet për katër ushtarakë të plagosur

dardanianews

Kjo është pyetja që Baton Haxhiu ia drejtoi Millosheviqit më 1991

dardanianews

Publikohet dokumenti: Steve Jobs i kishte dhuruar Kosovës 27 iMac në vitin 1999, për këtë e kishte falënderuar Clinton

dardanianews