August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

LAJM I MIRË: Votohet në lexim të parë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar  projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ky është leximi i parë, ndërsa pritet që së shpejti të votohet edhe në lexim të dytë, transmeton IndeksOnline.

Me 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektligji është kaluar.

Opozita (LVV dhe PDK) në fillim të seancën kanë njoftuar se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket votimit për këtë projektligj, e se rrjedhimisht do të votojnë kundër.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës./IndeksOnline/

 

Related posts

“Pritja”, filmi mbi historinë e Ferdonije Qerkezit

dardanianews

KESCO propozon rritje të çmimit të rrymës rreth 21%

dardanianews

Plaka gjermane që martohej për letra me te rinjet shqiptar, vdes nga Coronavirusi!

dardanianews