21.2 C
New York
September 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajmërohet Finsik Ismaili, i ka dy fjalë me ish-shefin e tij Albin Kurtin

Ish-deputeti i VV’së, Fisnik Ismaili, po konsideron se Qeveria e Kosovës bëri i bëri reklamë fenomenale Serbisë me një mijë teste të COVID-19.
Sipas tij, më fenomenale do të ishte sikur Qeveria të refuzonte këtë donacion dhe të kërkonte nga Serbia kërkimfalje për 20 mijë dhunimet e luftës që i kanë bërë ushtria dhe policia serbe.
“Rrota e sams, bani promocion fenomenal për veti e shtetin e vet me 1000 teste të leshit. Në krejt mediet e botës. Edhe ma fenomenale kish qenë një përgjigjje e stilit “Jo, nuk i shlyejnë 1000 teste të lodhëta 20,000 dhunimet, për të cilat as falje s’keni kërkue. Kapni këto teste e ktheni n’bothë, ku i patët deri tash. Falemderës, por kur ju kemi përballue juve, COVID-in e kapërcejmë më lehtë se një fruth. Ajd, u pičku materinu.” Me i çue shypet në rrotë same, si duket, po del me qenë më lehtë se me i refuzue këta mutat që na perdorin për me e promovue veten, e me fitue pikë edhe në dialog”, ka shkruar Ismaili.
Fisnik Ismaili ka qenë deputet i VV’së por është larguar nga Partia e Albin Kurtit me një pjesë të anëtarëve të tjerë përfshirë Shpend Ahmetin, Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Dukagjin Goranin, Faton Topallin, Shqipe Pantinen etj. S’ishin pajtuar me mënyrën se si Kurti u rikthye Shef i VV’së.

Related posts

Nga gjaku te salca/ I vrau dhe trupat i treti në acid, arrestohet pas 17 vitesh arrati vrasësi i “Ndraghetës”, ja puna që bënte për tu kamufluar në Francë

dardanianews

Thirrje për vëllavrasje, ja me sa vite burg mund të dënohet Agim Bahtiri

dardanianews

Sali Berisha rendit katër arsyet për protestën në Tiranë: Kosova ka akoma plagë të hapura

dardanianews