April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

SAIM TAHIRAJ: KOMANDANT SALI, TI ISHE Ç’DO HERË I PARI, TI ISHE Ç’DO HERË FITUES, TI JE HERO DHE IDOLI IM!

KOMANDANT SALI,TI ISHE Ç’DO HERË I PARI,TI ISHE Ç’DO HERË FITUES,TI JE HERO DHE IDOLI IM.

I pari ishe kur përkrahe publikisht minatorët dhe kërkesat gjithë popullore, si i pari i komunës së Deçani që ishe.I pari ishe kur me grupin e juristëve, harmonizove statutin e komunës së Deçanit, me kushtetutën e Kaçanikut. I pari ishe kur filluat ushtrimet në Surrel(Shqipëri). I pari komandant ishe kur ju prine 32 komandosëve dhe thyet perden e hekurt, kufirin shqiptaro-shqiptarë. I pari ishe kur fillove aksionet guerile kundër policisë Serbe.

I pari ishe kur koordinove këto aksione me njësitet tjera guerile në mbarë Kosovën. I pari ishe kur grumbullove oficeret dhe hape pikat e furnizimit në veri të Shqipërisë, në kuadër të MMRK (Ministria e Mbrojtjes se Republikës se Kosovës). I pari ishe kur ju prine brigadave të MMRK, të komanduara nga ministri kolonelë Ahmet Krasniqi. I pari ishe kur fillove riorganizimin e këtyre brigadave në Papaj me të cilat pastruat kufirin Shqiptaro-Shqiptarë. I pari ishe në betejën heroike të Koshares. Ju komandanti, heroi dhe idoli im, nuk ishe vetëm i pari, por ju ishit ç’do here fitues dhe i suksesshëm kurrë nuk kishit humbje, por vetëm fitore, vetëm suksese.

Ju që nga fillimi i veprimtarisë suaj respektuat institucionet e RK (Republikës se Kosovës), dhe vepruat nën urdhrat e komandantit suprem të RK, Presidentit Rugova. Ju ishit në koordinim të përhershëm me figurën më mendjendritur profesor Fehmi Aganin. Sot e njëzet vite më parë nuk vlerësohet si duhet vepra juaj e madhe, nuk vlerësohen sukseset tuaja të mëdha, nuk vlerësohen fitoret tuaja të mëdha, të cilat janë fitore dhe suksese që i gëzon Kosova. Vlerësohen të të ashtuquajturit komandantë të cilët nuk dinë se çka është fitorja, çka është suksesi, por vetëm humbje dhe përçarje kanë. Vlerësohen për luftën vëllavrasëse që bënë.

Koha është që si i pari që ishe, dhe vetëm fitues që ishe, duhet të jesh dhe të vendosesh i pari në ballin e Odës së madhe të të mëdhenjve të Kosovës. Lavdi të përjetshme veprës tuaj kolosale.
Heroi dhe idoli im komandant, Sali Çeku.

Related posts

Zyrtari i LDK’së: Urime VV’së, deputetët tanë duhet t’ia bëjnë Vjosës kuorumin për presidente

dardanianews

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”: 16 automjete të përfshira, 5 autoambulanca në vendin e ngjarjes

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Vitia miraton kërkesën për largimin e orës policore

dardanianews