14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajmërohet personi që kërcënoi me jetë Albin Kurtin, ka një arsyetim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook në mëngjesin e së premtes, ku janë premtuar 10 milionë euro për kokën e tij.

Kërcënimi ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur nga një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti.

Daniel Arianitti sot ka shkruar se ai nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij, por ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Postimi i plotë:

Gazetat e nevojtoreve qe shkruajnë gjera te pavërteta, se kinse unë kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk është përmend një Monedhë Euro apo Dollar. këto 10 milion mund te jen edhe copa te letrës se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per kokën e Albinit unë personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as një cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zweistein ne emer timin OK?

Ata qe i kam pas ne shoqëri dhe jan gju pas shpinës time, ju kam njofte edhe me pare se jini njerezt pa asnjë vlere dhe edukate por jeni vetëm hajvana. E mjere familja qe juve ju ka.

https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2020/April/11/auto_Screenshot_4-201586593574.png

Related posts

10 përfitimet seksuale të hurmave për burrat dhe gratë

dardanianews

POMPEO: KEMI DËSHMI TË MJAFTUESHME SE KORONAVIRUSI FILLOI NË LABORATORIN NË WUHAN

dardanianews

Policia arreston kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë

dardanianews