15 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
EkskluziveLajmeLajmi i fundit

Lajmi fundit: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

Gazeta Express e ka siguruar një letër që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ia ka derguar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, me të cilën e fton për konsultime para konstitumit të paralamentit.

Nuk dihet nëse të njejten letër ua ka dërguar edhe partive tjera. Gazeta Express nuk ka arritur ende ta konfirmojë këtë.

Kurti i ka kërkuar Abdixhikut takim këtë javë, duke ia ofruar dy ditë dhe tri orare të ndryshme si opsione për takimin.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Kurti shkruan në fund se e “mirëpret” përgjigjen e Abdixhikut për këtë takim.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti.

A po leviz Kurti nga pozicioni i ngurtë se s’ka koalicion me partitë opozitare?

Related posts

Nga dita kur u martua, ja si dukej Remzija si nuse

dardanianews

Ziza Pajaziti në gjendje të rëndë pas takimit të ‘veçantë’ me të burgosurin Laert Haxhiu? Avokati: Ajo nuk është…

dardanianews

SHBA godet krimin e organizuar në Veri të Kosovës – i fut në listë të sanksioneve Veselinoviqin e Radojçiqin me bashkëpuëntorë

dardanianews