November 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: Incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, dhjetëra persona sulmojnë Policinë e Kosovës me fishekzjarrë

Para pak çastesh ka ndodhur një incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Dhjetëra persona e kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë, raporton Jepi Zë.

Ende nuk dihen detajet e këtij sulmi, por sulmuesit shihen se janë duke mbajtur flamurin e Serbisë.

Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës.

Ndryshe Ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.

Related posts

Gjermania po e shtyn BE-në që t’i hapë rrugë heqjes së vizave për Kosovën në tetor

dardanianews

Ish-këshilltari i Putinit: Kjo gjë mund ta ndalojë luftën në Ukrainë

dardanianews

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet Blerim Latifit për Ibrahim Rugovën

dardanianews