28.2 C
New York
June 29, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Putini deklarohet për takimin me Trumpin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar “të dobishme dhe në kohën e duhur” takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, të premten në Alaskë.

Lideri rus ka thënë po ashtu se diskutimet që pati me Trumpin ishin “të sinqerta dhe përmbajtësore”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.

Putini po ashtu ka deklaruar se Rusia e respekton qëndrimin e SHBA-së për luftën në Ukrainë.

Putini në konferencën për media me Trumpin u shpreh se kanë diskutuar për nevojën për të eliminuar “shkaqet” e konfliktit.

Fraza nënkupton se Moska nuk ka qëllim të lëvizë nga vijat e kuqe në raport me Ukrainën – për largim nga qasja perëndimore dhe mosanëtarësimin në NATO.

Related posts

Deklarata skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

dardanianews

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në Gjakovë

dardanianews

Me ketë njeri në krye, LDK-ja do t’i bëjë ballë rritjes së fuqishme të LVV-së

dardanianews