11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Edhe një mundësi e fundit për VV-në

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë edhe një mundësi të radhës për të tentuar certifikimin e liderit të vet Albin Kurti për pjesëmarrje në zgjedhjet 14 shkurtit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot ka marrë vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimn e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë si pasojë e pesë kandidatëve të dënuar me vendim të prerë të gjykatës në tri vitet e fundit. Por, VV mund t’i drejtohet Gjykatës Supreme për interpretim të vendimit të PZAP-së.

Kjo nënkupton që kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë do të sanksionohen me mos-kandidim në zgjedhje sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk i lejon kandidimin deputetëve të cilët kanë qenë të dënuar për vepra penale me vendim të prerë të gjykatës në tri vitet e fundit.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe figura të rëndësishme si Liburn Aliu e Albulena Haxhiu do të jenë jashtë kësaj liste. Gjithashtu edhe Labinotë Demi-Murtezi e Bajram Mavriqi s’do të mund të kandidojnë në zgjdhjet e 14 shkurtit.

Vetëvendosje do të ketë kohë deri më 31 janar që t’i drejtohet Gjykatës Supreme ku e njëjta obligohet që ta intepretojë edhe njëherë vendimin e institucionit të PZAP-së dhe arsyetimet ligjore të LVV-së.

Media vendore ka tentuar që nëpërmjet telefonit të kontaktojë me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë vesh nëse ky subjekt politik do të shfrytëzojë edhe këtë mundësi për të tentuar certifikimin e Kurtit dhe kandidatëve të tjerë për deputetë.

Ky vendim i KQZ-së dhe tani sot i PZAP-së vjen si rrjedhë dhe ndodh në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi dhe rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit, por me këtë vendim u vendos një precedent i ri, që asnjë person i dënuar në tri vitet e fundit për vepra penale nuk do të ketë të drejtë kandidimi në zgjedhje.

Image

 

Related posts

Lajmi i fundit: Merr flakë një shtëpi ne lagjen “Dragodan”

dardanianews

Shkenca shpjegon: Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

dardanianews

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm, Lladrovci thërret qytetarët të respektojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes

dardanianews