5.5 C
New York
March 21, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

Limaj: Nuk kam parë kopje më të zbehtë të Hashim Thaçit se Albini

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se zhvillimet e sotme në skenën politike kanë qenë të pritshme.

LDK ka bërë të ditur se do të iniciojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

‘’Janë zhvillime interesante. Nëse kthehemi mbrapa me 6 tetor mund të shohim se ishte e pritshme. Kur nuk keni përvojë në koalicion mund të jetë e vështirë. Sistemi jonë politik nuk lejon të kemi qeveria me 61 vota. Duhet partneritet. Nuk kam parë në histori të koalicioneve të kemi kaq shumë dallime. Komunikimi me video mesazhe. Komunikimi në përgjithësi është në logjikën e funksionimit të këtij koalicioni. Nuk mund të shkarkosh një ministër për qëndrime dhe jep deklarata për qëndiemt e tija që janë të njëjta me kryetarin e partisë, ishte e pritshme’’, ka thënë Limaj.

Tutje ai tregon nëse do të votojnë mosbesimin si Nismë.
‘’Ne do të mblidhemi nesër. Këto zhvillime dramatike do të mblidhemi nesër dhe do krijojmë qëndrimin. Parimisht opozita është gjithmonë pro këtyre nismave. Duhet të shkohet me rregullore. Sipas ligjit duhet së pari të përfundohet mocioni dhe pastaj të flitet për atë cfarë do të ndodhë’’, shton ai.

Limaj ka thënë po ashtu se nuk ka parë kopje më të zbehtë të presidentit Hashim Thaci, se kryeministri Albin Kurti. /Express/

Related posts

Stresi nuk përmbahet, i “vërsulet” keq Vuçiqit, ia tregon gishtin e mesit

dardanianews

Djali i Edi Ramës në një lidhje ? Vajza misterioze krah tij në stadium shton dyshimet

dardanianews

“Nga 100, vetëm 4 janë kthyer të gjallë”, politikania ruse tregon çfarë po i ndodh ushtrisë së Putinit në Ukrainë

dardanianews