14.2 C
New York
June 24, 2021
DardaniaNews
Featured Showbiz

LIVE: Dy shqiptarët shkëlqejnë me vokalin e tyre në finalen e Eurovisionit, ja si të votoni për ta

 

(E plotësuar 22:00) – Gjon mahnit me vokalin, dhuron performancë të mrekullueshme

Edhe shqiptari Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon Tears”, ka përfunduar me sukses performancën e tij në “Eurovision”.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka dhuruar një performancë të mrekullueshme, duke mahnitur me vokalin e tij.

Image

“Tout l’Univers”, është kënga që ndezi skenën e festivalit të këngës.

https://www.facebook.com/watch/?v=1304401039955709

Image

Finalja e “Eurovision”-it, performancë e jashtëzakonshme e Anxhela Peristerit

Ka filluar finalja e madhe e “Euronision”-it.

Anxhela Peristeri e cila po e përfaqëson Shqipërinë, ka bërë performancë të shkëlqyer duke krijuar emocione te shikuesit.

Anxhela Persiteri u kualifikua e para për në natën finale në Eurovision duke bërë krenar çdo shqiptar.

Anxhela nuk është shqiptarja e vetme sivjet në finalen e Eurovision 2021, pasi edhe shteti i Zvicrës ka fatin të përfaqësohet nga një talent shqiptar – dhe ai është artisti Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.

Gjoni e përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” dhe mban kodin 11, për të gjithë ata që duan ta votojnë në finale.

Kujtojmë se të gjithë shqiptarët e diasporës mund të votojnë Anxhelën me numrin 02 sot nga vendet ku jetojnë.

Premisat për një çmim të mirë janë shumta. Mbetet për tu parë nëse bukuroshja shqiptare do të marrë vlerësimin që meriton sot.

Pavarësisht çmimit një gjë është e sigurt, Anxhela Peristeri ka fituar zemrat të gjithëve me vokalin e saj imponues.

Sot në finalen e madhe të Eurovision-it konkurrojnë 26 këngë.

Nga nata e parë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistë:

Azerbajxhani

Belgjika

Qipro

Izraeli

Lituania

Malta

Norvegjia

Rusia

Suedia

Ukraina

Ndërsa nga nata e dytë gjysmëfinale janë përzgjedhur 10 finalistët tjerë:

Shqipëria

Serbia

Bullgaria

Moldavia

Portugalia

Islanda

San Marino

Zvicra

Greqia

Finlanda

Holanda dhe 5 shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë kaluar automatikisht në natën finale.

***

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, ka performuar e dyta në natën finale të “Eurovisionit”.

Ajo ka mahnitur me zërin dhe pamjen e saj, duke ndezur skenën e këngës evropiane.

“Karma” është kënga, e cila është renditur favorite në sondazhet e realizuara.

Dy këngëtarët shqiptarët rivalë në “Eurovizion”/ Anxhela Peristeri dhe Gjoni shfaqen të përqafuar

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears janë dy shqiptarët të cilët do të performojnë kundër njëri-tjetrit në skenën e Eurovizion-it.

Gjon Muharremaj është shqiptari nga Kosova i cili këtë vit përfaqëson Zvicrën me këngën ‘Tout l’Univers’.

Edhe pse në skenën e Eurovizion Gjon’s është një rival i këngëtares Anxhela Peristeri, ata e mbështesin njëri-tjetrin në prapaskenë teksa shihen të përqafuar në natën gjysëmfinale.

Sot është nata finale e ‘Eurovizion 2021’, ku pak çaste ndajnë nga fillimi i shfaqjes.

***

Ka filluar nata finale e “Eurovision”.

Në këtë mbrëmje do të paraqitet edhe Shqipëria me Anxhela Peristerin, e cila do të performojë e dyta, përcjell Bota sot.

Ndërsa, Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears) do ta përfaqësojë Zvicrën.

Producenti i njohur amerikan bën reagimin që nuk pritej për “Eurosong 2021”, vendos Anxhela Peristerin në vend të parë

Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, do të transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00.

Garën do ta hapë Qipro dhe menjëherë më pas, performon Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit Shqipërinë, me këngën “Karma”. 17 vende garojnë për çmimin e madh.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët e dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional. TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria. “Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma”.

 

Related posts

Miftari akuza të rënda ndaj Thaçit: Atentatin e parë e ka bërë në Gjenevë, janë nda 150 mijë marka për vrasje

dardanianews

Lajmi i fundit: Incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, dhjetëra persona sulmojnë Policinë e Kosovës me fishekzjarrë

dardanianews

Lajm i mirë: Të gjitha testet tjera negative

dardanianews