9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lladrovci letër të hapur PDK’së pas rezultatit të 14 shkurtit, kërkon dorëheqje masive në nivel të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, derisa, është pyetur edhe për atë se sa i ka ndihmuar Vjosa Osmani Lëvizjes Vetëvendosje që të marrin një numër më të madh të votave, raporton Gazeta Express.

Ahmeti vlerëson se KQZ-ja ka bërë punë të jashtëzakonshme deri më tani, derisa, ka folur për sfidat që kanë pasur në ditën e zgjedhjeve për shkak të kushteve të rënda të motit.

KQZ kanë bërë punë të jashtëzakonshme, uebsajti nuk ka ra. Atë ditë edhe ditën edhe natën kemi qenë të angazhuar me pastrimin e borës sepse është dashtë me dërgu fletëvotimet nëpër fshatra, ka ra tepër shumë borë edhe e ditshim që menjëherë kanë me thanë nuk i pastruan apo keni dashtë mos me votu. Nuk ka pas asnjë qendër që është vonuar në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti në Dukagjin.

Ahmeti është pyetur se si ka ndikuar Vjosa Osmani në totalin e votave që ka marrë lista e Vetëvendosjes.

Mendoj që Vjosa nuk është puna që i ka qu vota LVV-së, mendoj që ishin dalë mirë megjithatë, megjithatë, disa votuesve të LDK-së ua ka bërë më të lehtë të votojnë për Vetëvendosjen, mos të kish shku një votues tradicional i LDK-së e kish pas shumë telashe me ja qit votën LVV-së. Fakti që Vjosa ka shku e ka bërë më të lehtë atë fakt sepse njerëzit kur e ndërrojnë votën e kanë shumë siklet me ja qit votën tjetër kujt, posaçërisht votuesit e LDK-së e kanë votuar LDK-në, po kësaj here e kanë bërë më të lehtë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Ahmeti thotë se nuk e di nëse Osmani do të dilte me këtë numër të votave po të kandidonte me listën e saj.

“A do të dilte me këto përqindje po të kandidonte vet nuk e di, po megjithatë unë e thash nuk ka pas askush legjitimitet si kjo listë, e unë mendoj që sa më shpejtë të krijohen institucionet është më mirë. Mendoj që pritjet janë të mëdha do të jetë problematike pak, ky numër i madh i deputetëve nuk ka kuptim që të shkohet edhe njëherë në zgjedhje sepse dalin edhe më keq këto parti, kushton ajo jemi në pandemi”, tha Ahmeti./GazetaExpress/

 

 

Related posts

Nëse veç edhe 10 ditë vazhdon rezistenca në Kiev, Rusisë do t’i harxhohen gjitha paratë dhe armatimi”, thotë ish-komandanti i ushtrisë së Estonisë

dardanianews

Zgjidhet femra më seksi në planet

dardanianews

Apel për ndihmë për shërimin e 16-vjeçarit, vuan nga kanceri i eshtrave

dardanianews