15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

MASHT-i fillon organizimin e mësimit online për nxënësit

Për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemisë COVID – 19, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka filluar menjëherë punën rreth organizimit të procesit të mësimit në distancë (mësimi online).

“Në këtë kuadër, kemi gjetur mbështetje të konsiderueshme nga shumë operatorë ekonomikë nga fusha e ICT-së, medieve dhe ofruesve të shërbimeve arsimore, të cilët kanë ofruar kapacitetet e tyre infrastrukturore dhe ekspertizën profesionale për ta mbështetur MAShTI-n në jetësimin e iniciativës për krijimin e platformës për mësimin online në Kosovë” thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.
Platforma e mësimit në distancë (online), do të jetë në dispozicion për të gjithë nxënësit e institucioneve publike dhe atyre private, pa dallim.

MAShTI është në kontakt të vazhdueshëm me transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës, të cilët kanë shprehur gatishmëri për të transmetur mësimin online në kanalet e tyre.

Poashtu, MAShTI është duke komunikuar me ofruesit e shërbimeve të internetit në mënyrë që edhe familjeve me fëmijë që nuk kanë qasje në internet t’iu ofrohet shërbimi online pa pagesë, në mënyrë që t’iu mundësohet pjesëmarrja në mësimin nga distanca.

Lidhur me shkollat private, të cilat veçse janë duke ofruar shërbimin e mësimit online për nxënësit e tyre, MAShTI sqaron se këto shkolla kanë të drejtë të ofrojnë shërbime edukative të digjitalizuara në mënyrë vetanake, gjithnjë duke pasë parasysh se mësimi zhvillohet në përputhje me planprogramin mësimor të aprovuar nga MAShT-i.

Related posts

Publikohen pamje të reja nga Kroacia – A ra droni që përdoret nga Ukraina?

dardanianews

Vuçiq sërish ia “kthen shpinën” Evropës

dardanianews

TRAGJIKE: Kjo është mosha e gruas së vrarë para pak minutash tek furra “Qerimi” në Prishtinë

dardanianews