11.8 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Mediat spanjolle zbulojnë marrëveshjen e mundshme mes Haaland dhe Barcelonës

Erling Haaland është prioriteti kryesor i Joan Laporta për verën e ardhshme.

Ashtu si me Ronaldinhon në 2003, presidenti i Barcelonës dëshiron ta bëjë sulmuesin norvegjez nënshkrimin që do të shënojë fillimin e një epoke suksesi në Katalonjë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Deportes Cuatro, Laporta tashmë do të ketë një marrëveshje me Mino Raiola, agjentin e Haaland. Të dy u takuan në Torino, gjatë galasë së Golden Boy (çmimi i dhënë për Pedri) dhe mbyllën një marrëveshje që do të kalojë 100 milionë euro.

Përveç klauzolës së përfundimit prej 75 milionë eurosh të paguar për Dortmundin, Barcelona është e gatshme të vendosë në tavolinë një kontratë 5-vjeçare me një pagë bruto prej 30 milionë euro.

Related posts

Shpallet data e zgjedhjeve lokale

dardanianews

Kurti: S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër as në të Kuqen

dardanianews

Finalja Kosovë-Serbi/ “Carl Bildt ndez alarmin për BE-në”, kjo është ‘bomba’ e kurdisur për Ballkanin

dardanianews