March 20, 2025
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, fatmirësisht është shfaqur dritë në fund të tunelit

Në lidhje me lehtësimin e masave të karantinës kundër CoVid-19 të paralajmëruara nga kryeministri i vendit Edi Rama, reagoi edhe mjeku Tritan Kalo.

Ai shprehet se lëshimi i këtyre masave i pa shoqëruar me te tjera masa shtrënguese është i parakohshëm.

Sipas mjekut që çdo ditë përballet në spitalin Infektiv me CoVid-19, liberalizimi i masave duhet të jetë me patjetër gradual ndërsa si shembull sjell Japoninë dhe Koren e Jugut shtete këto që patën një ripërhapje të Covid-19.

“Fundi i javës së katërt të kuarantinës….Dita nis me udhëtimin në urbanin e caktuar për transportimin e personelit të Shëndetësisë….Mbritja në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT = Covid-1, sikundër ai njihet këto ditë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….Tashmë nga Kliniçistët/Infektiologët, unë mbetem aty “buka më e vjetër”, një pragpensionist.…Fillon dita e punës me mbledhjen e mëngjesit e të gjithë stafit me ekipin e rojes, që drejtohet nga Shefja e Shërbimit, Prof. N. Çomo, gjatë së cilës ne njihemi me evoluimin e situatës në spital…..Veshja me paisjet e mbrojtjes personale, për aq kohë sa më duhet për të parë të sëmurët si dhe për të qëndruar në mjedisin e izolimit të tyre….Vijon më pas me diskutime mes kolegësh për trajtimin sa më të kujdesshëm të të gjithë të sëmurëve tanë, si dhe me përditësimin e dijenive tona mbi këtë sëmundje “flamë të përbotëshme”….Deri më tash shpresoj se kemi ecur përmes shtegut të duhur e të mirëtrasuar, sipas parashikimeve të bëra prej nesh….MASAT e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë….LIBERALIZIMI i tyre jo gradual DHE i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilat ishin kundraproduktive me rinisjen e një vale të dytë infektimesh….Po ashtu edhe në Kinë vetëm dje pas lirimit te masave në Wuhan pati 67 raste të reja si dhe dy të vdekur nga Covid-19…..DEBATI shterpë lidhur me numurin e testimeve mundet edhe të vijojë, për sa kohë Politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin, kudo dhe për çdo gjë në këtë Demon-kracinë tonë shpesh andro-menopauzike…DRITA fatmirësisht është shfaqur në fund të tynelit…PËR sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine….Bashkëqytetarë të këtij vendi, JU DUAM SHUMË….DURIMI e NDËRGJEGJËSIMI juaj, si dhe PUNA e PËRKUSHTIMI jonë kanë filluar të na shpërblehen…BASHKË NE DO JA DALIM MBANË!!!” shkruan Kalo.

Related posts

Vjosa Osmani jep vulën finale, tregon nëse do qëndroj në LDK apo do largohet

dardanianews

VIDEO/ Sulmoi dhe hëngri turistin në Egjipt, momenti kur nxirret peshkaqeni tigër

dardanianews

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

dardanianews