8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, vije nga kjo komunë

Rritet numri i të vdekurve në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka treguar se edhe një person ka vdekur nga koronavirusi.

Klinika Infektive e QKUK’së ka njoftuar se pacienti Z.I, 74-vjeçar nga komuna e Gjilanit ka vdekur.

Gjithashtu në njoftim sqarohet se pacienti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ky pacientë shënohet si i vdekur i shtatë në Kosovë nga koronavirusi.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Dita28. Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë Z.Sh, 74 vjeç, i diagnostifikuar më 25 mars me #Covid19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, Vrapçiqit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit. Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja e Këshilli i Bashkësisë Islame dhe ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institutucioneve për mospjesëmarrje në varrim”, ka shkruar ai.

Haziri ka thënë se ky rast i rëndë, duhet të i vetëdijësojë të gjithë të vetëpërmbahen, të mos dalin pa arsye, të kenç kujdes dhe ta kujtojnë që përdorimi i masave mbajtëse është jetë.

“Do ta bëjmë të pamundurën që shifrat e të shëruarve me qenë sa më të larta në komunën tonë, të punojmë dhe lutemi që sa më shpejtë ta përballojmë këtë gjendje pandemie. Me zemër të thyer, ngushëllime familjes”, ka shkruar tutje ai.

Related posts

“Dëshmia e Znaçkës”, vjen deklarata tronditëse – zbardhen arsyet pse shokët e luftës dëshmuan në Speciale për njëri-tjetrin

dardanianews

Thaçi: Kurti më tha nuk kam njeri që i besoj, Glaukun e mbaj në distancë

dardanianews

Rikthehet ekstremisti katolik nga Shqipëria, shanë e fyen rëndë Adem Jasharin

dardanianews