June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Mot befasues gjatë kësaj jave, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, raporton Express

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se gjatë kësaj jave parashihen reshje shiu dhe bore.

Sipas IHK-së, temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.

“Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, ka njoftuar IHK./GazetaExpress/

 

 

Related posts

Spektakël në ajër: MiG-29 ukrainas shkatërron aeroplanin rus

dardanianews

Goditja e SHBA-së me “listë të zezë”, kambana bie për Vuçiqin

dardanianews

Nuk mund të ‘përmbahet’ Haki Abazi, e akuzon rëndë LDK-në: Tash e kuptova pse nuk është zbardhur as edhe një vrasje e zyrtarëve të kësaj partie

dardanianews