3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedShkencë

Njihuni me Drenicakun qe ka arritur mbi 100 shpikje shkencore

Mbi 100 ka arritur numri i patenteve – shpikjeve shkencore të Gurakyq Dajakut.

Eshte pa dyshim një krenari për Kosovën në përgjithësi dhe Drenicën në veqant.

Dr. Ing Gurakuq (Hasan) Dajaku nga Rakinica e Skënderajt është ligjerues në Universitetin e Bundeswehrit dhe udhëheqës shkencor në njëren nga qendrat e njohura kërkimore në Gjermani “EAA – Electrical Drives and Actuators”, e cila operon në kuader të Universitetit Ushtarak të Mynihut, në të cilin janë të angazhuar rreth 50 bashkëpunetorë shkencor të nacionaliteteve të ndryshme.

Deri me tani Gurakuqi ka publikuar afer 100 punime shkencore në revista e konferenca ndryshme neper vendet me të zvilluara të botës, dhe është autor i dhjetra patentave – invencioneve qe kane të bëjne me zhvillimin e makinave elektrike – motoreve elektrik qe aplikohen në mase te madhe te automobilat me ngasje elektrike, pra, ne Industrine e Elektromobilitetit, njera nga industrite me të reja të këtij shekulli.

Në vitin, qe e kemi lënë pas, numri i shpikjeve shkencora të Gurakuq Dajakut ka arritur mbi 100, të patentuara në tre kontinetet e botës: Europe, Amerike dhe ne Azi.

PS: Disa nga certifikatat e patenteve te invencionve nga Gurakuqi.

Related posts

Ligji i ri i pagave – sa do të jetë paga e një polici, një mjeku, një mësimdhënësi, dhe një zjarrëfikësi – Gazeta Blic sjell detaje nga ky ligj

dardanianews

Letra e tretë, Thaçi i prerë me Kurtin: Dërgoje emrin e mandatarit

dardanianews

Për herë të parë Olta tregon si u ndje kur kuptoi se gjysma e shqiptarëve e urrenin

dardanianews