February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nusja vdes gjatë dasmës dhe familja e zëvendëson me motrën e saj për të mos prishur festën

Një nuse vdiq pas një ataku kardiak gjatë dasmës së saj në Indi dhe familja e fatkeqes vendosi që ta zëvendësonte me motrën e saj, vetëm e vetëm që të mos prishej festa.

Ngjarja ndodhi në Uttar Pradesh, por ka bërë xhiron e botës për shkak të situatës irreale që pasoi tragjedinë. Pasi thirrën mjekun, i cili nuk arriti dot ta shpëtonte nusen, të dyja familjet nuk vendosën të mbyllnin dasmën, por menduan se gjëja më e mirë për t’u bërë ishte që dhëndrri të martohej aty për aty me motrën e së ndjerës.

Ndërkohë që festimet vijuan, trupi i nuses u fut në një dhomë, për t’u dërguar në krematorium pas dasmës.

Një nga dajat e nuses, u shpreh: “Ishte vendim i vështirë për familjen. Të dyja palët u ulëm për të diskutuar se çfarë do të bënim dhe dikush sugjeroi që nusja të zëvendësohej nga motra e saj e vogël. E diskutuam këtë variant dhe ramë dakord. Por ishte shumë e vështirë për ne. Një nga vajzat tona ishte e vdekur në njërën dhomë, ndërsa vajza tjetër po martohej”.

 

 

Related posts

Serbët në Veri shkrepin plumba në afërsi të një grupi kosovarësh që kishin dalë për të ecur

dardanianews

Milaim Zeka: Vizita e Kurtit në veri zbuloi rrenën 20 vjeçare të politikës

dardanianews

E trishtueshme: Qentë endacakë sulmojnë një grua në Prishtinë, shtrihet përtoke

dardanianews