7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Omicron ‘tmerron’ Evropën, Holanda kthen izolimin, Franca anulon festimet

Variani i ri i koronavirusit Omicron ka sjellë panik në Europë, e cila tashmë kërkon të ndalojë në valë të katër infektimesh duke rimarrë masat dhe rikthyer në fuqi shumë nga të mëparshmet.

Rasti më tipi është Holanda, e cila vendosi të rikthejë izolimin nga dita e diel, deri në datën 14 janar. Të dhënat që vijnë nga Amsterdami tregojnë se numri i rasteve me Omicron nga numri i përgjithshëm i infeksioneve dyfishohet çdo dy ose tre ditë. Ekipi kombëtar i menaxhimit të epidemive i ka rekomanduar qeverisë masa për të frenuar përhapjen e variantit Omicron dhe qeveria qendrore ka vendosur të marrë më të ashprën: bllokim deri më 14 janar.

Masat janë shtrënguar edhe në Danimarkë. Parlamenti miratoi kufizimet e shpallura nga kryeministrja Mette Frederiksen që përfshijnë mbylljen e teatrove, kinemave, sallave të koncerteve, parqeve argëtuese, muzeve dhe galerive të artit në të gjithë vendin për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Austria ka aplikuar një masë të re e cila nuk ka qenë më herët. Nga 20 dhjetori, në vend mund të hyjnë vetëm personat që kanë marrë dhe dozën e tretë të vaksinës. Ata që kanë marrë dy doza të vaksinës, apo janë shëruar nga koronavirusi, do të duhet të tregojnë një tampon negativ. Të pavaksinuarit do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë. /KultPlus.com

Related posts

Rrëfehet i riu që iu ngjit dora nga mjekët e QKUK-së

dardanianews

Drashkoviq: Serbia duhet të distancohet nga Putini, përndryshe do të jetë Siria ballkanike

dardanianews

Kosova ende ka një mundësi të artë që ta mbajë pandeminë nën kontroll

dardanianews