25.4 C
New York
August 20, 2022
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Pamje: Ushtria ukrainase ushtron me armët e reja britanike

Trupat ukrainase të premten ushtruan duke i shkrepur armët anti-tank, të cilat ua ka dhuruar Britania e Madhe si pjesë e përpjekjeve të Perëndimit për ta ndihmuar Ukrainën që ta mbrojë veten nga pushtimi i mundshëm rus.

“Mjafton që të qëllohet me të një herë dhe të shkatërrohet tërësisht automjeti i armikut”, tha ushtari Zinovy Luzhansky gjatë ushtrimeve që po i zhvillonte në perëndim të Ukrainës, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Një ushtar ukrainas mban një armë anti-tank të gjeneratës së re, të dhuruar nga Britania e Madhe (Foto: Gleb Garanich / Reuters)

“Do të jetë shumë më lehtë për të luftuar kundër Federatës Ruse, sepse kjo armë mund të shkatërrojë lehtësisht çfarëdo lloji të pajisjes së blinduar ushtarake të armikut”, shtoi ai.

Ushtarët ukrainas duke operuar me obusët e tipit ”  2A65 Msta-B” (Foto: Press Service of the Joint Forces Operation)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, të premten nuk e përjashtoi luftën e hapur me Rusinë, por i akuzoi Uashingtonin dhe mediet për nxitjen e panikut, që e ka rënduar ekonominë përderisa nuk ka “tanke në rrugë”, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ushtarët ukrainas me uniforma të kamufluara për terren me borë (Foto: Gleb Garanich / Reuters)

Ai foli pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin, tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk i kanë adresuar kërkesat kryesore të Kremlinit për sigurinë, por se Moska është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet.

Related posts

Tragjedi në Serbi, 4 shqiptarë vdesin në një aksident trafiku

dardanianews

Specialja ua vazhdoi paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, këto ishin pretendimet që e bindën gjykatën

dardanianews

Takohet Skënder Hyseni dhe Dardan Molliqaj, ja për çfarë biseduan ata

dardanianews