9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Parashikimi i nobelistit izraelit: Rënia e infektimeve në Kinë tregon që pandemisë po i vjen fundi

Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në Kinë dhe nuk do të paraqes rrezik për shumicën e njerëzve, thotë laureati izraelit i Nobelit, Michael Levitt.

Shkencëtari i biofizikës i cili fitoi çmimin Nobel më 2013 megjithëse nuk është specialist në epidemiologji parashikoi me saktësi në muajin shkurt ngadalësimin e virusit në Kinë duke u dhënë shpresë atyre që janë prekur.

Larg të qenit një profet i ditëve të sotme, ai shpjegon se si nxori përfundimin duke përllogaritur shifrat.

Gruaja e tij, Shoshan Brosh, është studiuese e artit kinez, që nënkupton se çifti rregullisht udhëton në Amerikë, Izrael dhe Kinë. Në këtë mënyrë, me shpërthimin e virusit në provincën Hubei, Levitt komunikoi miqtë e tij.

“Kur ata na përshkruan sa e vështirë ishte situata e tyre, vendosa të shikoj më thellësisht në shifra me shpresën për të gjetur një zgjidhje”, shpjegon ai.

“Shkalla e infektimit me virus në provincën Hubei rritej me 30 për qind çdo ditë dhe kjo ishte një statistikë e frikshme. Nuk jam ekspert i gripit por mund t’i analizoj numrat dhe kjo është një tregues i rritjes”, thotë ai.

Sikur rritja të vazhdonte me atë ritëm e gjithë bota do të infektohej brenda 90 ditësh.

Por derisa Levitt po llogariste shifrat, modeli ndryshoi.

Më 1 shkurt kur ai i shikoi statistikat, provinca Hubei kishte 1800 raste të reja në ditë. Ndërkohë më 6 shkurt numri kishte arritur në 4700 raste në ditë.

Por në 7 shkurt diçka ndryshoi.

“Numri i të infektuarve filloi të binte në mënyrë lineare dhe kështu vazhdoi”, shpjegon Levitt.

“Një javë më vonë, e njëjta ndodhi me numrin e rasteve të të vdekurve”, tha ai.

Në këtë mënyrë, theksoi ai, arriti të hamendësonte përmirësim të situatës në Kinë brenda 2 javësh.

Kështu ai parashikoi përfundimin e virusit në Kinë në fund të muajit mars.

Përqindja e madhe e të infektuarve dhe vdekjeve në Itali sipas tij, ndodh për shkak të numrit më të madh të të moshuarve që ka ky shtet në krahasim me Kinën dhe Francën.

Related posts

Haradinaj përplaset keq me Kusarin e Kurtin: “Unë s’kam vallëzuar para Gadafit”. Albin kam bërë shumë më shumë se ti për vendin

dardanianews

Shtëpia e Bardhë: gjendja e Trump është më e rëndë sesa u tha më parë

dardanianews

Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës për grurin pritet të nënshkruhet të premten në Turqi

dardanianews