Ish deputeti Milaim Zeka kishte deklaruar pasurinë e tij në kohën kur ishte deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai ka deklaruar milionat e tij duke thënë se ka publikuar gjithë pasurinë e fituar gjatë gjithë jetës së tij nga viti 1982.
Ai ka deklaruar se posedon 5 banesa, shtëpi dhe traull të gjitha në vlerën afro 800 mijë euro. Zeka ka deklaruar poashtu se posedon dy vetura, një Opel Zafira dhe një tjetër, BMW X1.
Zeka ka deklaruar se posedon aksione në kompaninë MOZAIK-u Sh.A., në vlerën 4.500 euro, ndërsa rreth 20 mijë euro i mban të kursyera në bankë bashkë me bashkëshorten e tij.
Të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij, e cila merr katër paga janë mbi 29 mijë euro, ndërsa paga e tij prej deputetit ishte në vlerën 1.212 euro. Kështu në total pasuria e tij i afrohe vlerës së 1 milioni./Bota sot