10.7 C
New York
December 9, 2024
DardaniaNews
Shëndetësi

Zbulohet krijesa ndërmjetëse që përcoi koronavirusin nga lakuriqi tek njeriu

Një studim i ri ka gjetur se Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të ketë origjinën nga kombinimi i virusit të lakuriqëve dhe pangolinëve. Gjetjet forcojnë teorinë se pangolinët mund të jenë ndërmjetësi për transmetimin e Sars-CoV-2 te njerëzit.

Studimi i Universitetit Bujqësor të Kinës Jugore është botuar në revistën Nature dhe aty thuhet se pangolini, duke qenë gjitari më i trafikuar në botë, mund të jetë një kërcënim i ardhshëm për shëndetin publik nëse tregtia e kafshëve të egra nuk kontrollohet pasi ata bartin viruse të ngjashme me Sars-CoV-2.

Studiuesit thanë se një koronavirus i izoluar prej pangolinit të Malajzisë kishte përbërje aminoacidesh gati 100 për qind të njëjtë me koronavirusin e ri, respektivisht me katër gjenet E, M, N dhe S.

“Veçanërisht në aspektin e receptorëve aminoacid virusi Pangolin-CoV është identik me SARS-CoV-2, me vetëm një ndryshim jo-thelbësor,” thuhej në studim.

Për këtë studim, ekipi përdori indet e mushkërive nga katër pangolinë kinezë dhe 25 pangolinë malajzianë në një qendër shpëtimi të kafshëve të egra gjatë muajve mars-gusht 2019.

ARN nga 17 nga 25 pangolinë malajzianë u zbulua se ishte pozitive për Sars-CoV-2 dhe ata gradualisht treguan shenja të sëmundjes së frymëmarrjes, duke përfshirë gulçim dhe pasivitet. 14 nga gjithsej 17 pangolinë ngordhën më vonë.

“Izolimi i një koronavirusi të tillë si SARS-CoV-2 te pangolinët sugjeron se ata kanë potencialin për të vepruar si bartës të ndërmjetëm”, thuhet më tej në studim.

Studimi rekomandon një monitorim afatgjatë të koronavirusit te pangolinët dhe një ndalim të plotë për tregtinë e paligjshme të tyre dhe rregullimin e rreptë kundër konsumit të mishit të tyre.

“Është interesante që gjenomi i Sars-CoV-2 është 96% i ngjashëm me koronavirusin e lakuriqëve RaTG13, por ndryshon në vendin e lidhjes së receptorit që do të thotë se RaTG13 nuk mund të infektojë direkt mushkëritë e njeriut, por virusi i lakuriqit kaloi në pangolinin malajzian dhe u ri-kombinua në pangolinë duke përfshirë rajonin që lidhet me receptorët e koronavirusit të pangolinit, dhe më pas evoluoi në Sars-CoV- 2 që shkakton Covid-19 te njerëzit, ” tha Rohit Chakravarty nga Instituti Leibniz në Berlin.

Pangolinët dhe lakuriqët janë të dy kafshë nate, hanë insekte. Pangolinët trafikohen pasi besohet se gjaku i tyre ka veti medicinale, dhe mishi i tyre konsiderohet një delikatesë në disa pjesë të Azisë Juglindore.

 

Related posts

E tmerrshme: Një kufomë po qëndron qe pesë orë në një dhomë me plotë pacientë

dardanianews

Lajmi fundit: Dymbëdhjetë raste të reja me COVID – 19 dhe nëntë të shëruar

dardanianews

“Imuniteti i tufës”: Çfarë është dhe pse po flitet kaq shumë në Britaninë e Madhe?

dardanianews