6.6 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Piloti i parë në Evropë që e njeh Kur’anin përmendsh

Në detin e ngjarjeve negative që na rrethojnë çdo ditë, nuk duhet të harrojmë të kthejmë kokën pas historive pozitive. Një nga këto na vjen nga Novi Pazari, dhe aktori kryesor është Hafiz Ammar Muderizoviç 29-vjeçar, i cili është student i diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame dhe njëkohësisht pilot në Wizz Air, gjë që e bën atë pilotin e parë në Evropë që e njeh përmendsh librin e shenjtë islam, Kur’anin.

Pas shkollës fillore mbaroi Medresenë “Gazi Isa-beg” në Novi Pazar si nxënës i shkëlqyer u bë dhe hafiz i Kur’anit. Medresenë e ka përfaqësuar edhe në gara të ndryshme dhe spikat gara botërore e gjuhës arabe në Stamboll në vitin 2012, kur ka fituar vendin e dytë.

I pari në klasën e tij prej 30 pilotësh

“Besimi është themeli i jetës sime, kurse hifzi është arritja ime më e madhe. Është gjithashtu një rrugë që kërkon sakrificë dhe përkushtim. Rininë time të hershme e kalova duke studiuar ‘Kur’anin’ dhe jam veçanërisht krenar për këtë. Hifz-i sigurisht ma ka bërë jetën më të lehtë dhe më të mirë në çdo segment”, thotë Hafiz Ammar Muderizoviç.

Ai shton nga aeroplanët ka qenë i magjepsur që në fëmijëri, edhe pse deri para pesë vitesh, pilotimi i një aeroplani për të ishte vetëm një ëndërr.

“Pasi mësova se në Serbi ka akademi pilotimi, fillova të interesohem dhe të hulumtoj më seriozisht. Takova një djalë, tani mik i madh i Petar Slladiçit, i cili më pas punonte për Air Serbia si pilot. Më udhëzoi për disa gjëra elementare, më dha një informacion shumë të rëndësishëm për fillimin e shkollimit tim, rrugën që më pret. Aty kuptova se nëse ka 

Related posts

Familja Geci reagon pasi Specialja përmendi komunikatën 59: Krasniqi e Selimi thanë të vërtetën

dardanianews

“SHQIPFOLËS I ARABIZUAR” – MYFTARAJ I KAPET HOXHËS NGA DRENASI, PASI DËNOI SHARJEN QË IU BË ADEM JASHARIT

dardanianews

Ky test i gjakut mund të identifikojë mbi 50 lloje të kancerit

dardanianews