11.2 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Policia ka arrestuar një person të dyshuar te AKI-ja

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI’së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar, raporton Gazeta Express.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Related posts

“Non-paperat” që trazuan Ballkanin – paralajmërohet edhe “non-paperi” Amerikan në dobi të Kosovës

dardanianews

Stefanoviç thotë se Kosova nuk mund të ketë ushtri, përveç KFOR’it

dardanianews

Votoni !!! A Duhet Ti Lejohet Kurtit Kandidimi Ne Zgjedhje ??

dardanianews