10.4 C
New York
November 24, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

POMPEO: KEMI DËSHMI TË MJAFTUESHME SE KORONAVIRUSI FILLOI NË LABORATORIN NË WUHAN

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA-të kanë në posedim “prova të bollshme” se pandemia koronavirus e kishte origjinën në një laborator në Wuhan të Kinës.

“Ka dëshmi të bollshme për origjinën e koronavirusit”, tha Pompeo për ABC News, transmeton lajmi.net.

Por, ndërsa u tregua kritik kundrejt trajtimit të çështjes nga Kina, Pompeo nuk pranoi të thoshte nëse ai mendonte se virusi ishte lëshuar me dashje.

Presidenti Donald Trump ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj rolit të Kinës në pandeminë, e cila ka infektuar gati 3.5 milionë njerëz dhe vrarë më shumë se 240,000 në të gjithë botën.

Ai ka insistuar që Pekini në mënyrë të pamatur të fsheh informacione të rëndësishme për shpërthimin e Covid-19 dhe kërkoi që Pekini të mbahej “përgjegjës”.

Mediet amerikane thonë se Trump ka detyruar spiunët amerikanë të mësojnë më shumë rreth origjinës së virusit.

Në fillim u fajësua në një treg në Wuhan ku shiteshin kafshët e egra, por tani mendohet se mund të jetë nga një laborator hulumtuesish për virusin aty pranë.

Related posts

Zbulohet kush i publikoi dokumentet sekrete amerikane

dardanianews

Hulumtim/Behgjet Pacolli ia kishte besuar pozitën e drejtorit Naim Murselit në kompaninë e tij “Destinacion” të web-portaleve (Dëshmi)

dardanianews

LAJMI MË I MIRË DERI TASH: 87 të shëruar dhe vetëm 1 pozitiv

dardanianews