15.7 C
New York
September 25, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

POMPEO: KEMI DËSHMI TË MJAFTUESHME SE KORONAVIRUSI FILLOI NË LABORATORIN NË WUHAN

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA-të kanë në posedim “prova të bollshme” se pandemia koronavirus e kishte origjinën në një laborator në Wuhan të Kinës.

“Ka dëshmi të bollshme për origjinën e koronavirusit”, tha Pompeo për ABC News, transmeton lajmi.net.

Por, ndërsa u tregua kritik kundrejt trajtimit të çështjes nga Kina, Pompeo nuk pranoi të thoshte nëse ai mendonte se virusi ishte lëshuar me dashje.

Presidenti Donald Trump ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj rolit të Kinës në pandeminë, e cila ka infektuar gati 3.5 milionë njerëz dhe vrarë më shumë se 240,000 në të gjithë botën.

Ai ka insistuar që Pekini në mënyrë të pamatur të fsheh informacione të rëndësishme për shpërthimin e Covid-19 dhe kërkoi që Pekini të mbahej “përgjegjës”.

Mediet amerikane thonë se Trump ka detyruar spiunët amerikanë të mësojnë më shumë rreth origjinës së virusit.

Në fillim u fajësua në një treg në Wuhan ku shiteshin kafshët e egra, por tani mendohet se mund të jetë nga një laborator hulumtuesish për virusin aty pranë.

Related posts

Covid-19/ Mjeku Pipero: Java tjetër shesh pushim, më pas nis rënia e kurbës

dardanianews

Rugova dhe Lewis dy ikona të Kosovës e Amerikës, për çfarë po i kujton ata Ambasada e SHBA’së

dardanianews

Mustafa Nano del kundër atyre që s’e duan këngëtarin serb në Shqipëri: Ndihem më afër me Bregoviqin se sa me ata shqiptarë

dardanianews