18.6 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Sport

Prekazi e qet në shitje fanellën e Partizanit të Beogradit, për viktimat e tërmetit në Turqi

Prekazi e qet në shitje fanellën e Partizanit të Beogradit, për viktimat e tërmetit në Turqi

10 MINUTA MË PARË

nga NACIONALE

Xhevat Prekazi, ish-futbollisti nga Kosova dhe tani ndihmëstrajneri i Serbisë U21, e ka nxjerrë në ankand fanellën e vet me Partizanin e Beogradit, të nënshkruar, në mënyrë që t’i ndihmojë viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi.

Turqia jugore dhe Siria veriore u goditën nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh mëngjesin e hershëm të 6 shkurtit, i cili i ka vrarë mbi 38 mijë njerëz në të dy vendet.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve vetëm në Turqi që prej ditës së tërmetit është rritur në 31.643, sipas autoriteteve vendase.

Prekazi, i cili karrierën e nisi në klubin e vendlindjen në Mitrovicë KF Trepça para se t’i bashkohej Partizanit në Beograd, ka vendosur ta shesë në ankand fanellën e nënshkruar të ish-klubit të tij serb dhe paratë e mbledhur nga shitja e saj t’i dhurojë për viktimat e tërmetit.

Të mos mendojmë vetëm për të sotmen por edhe për të nesërmen për viktimat e tërmetit”, shkroi Prekazi të hënën në Twitter, ku e vendosi fanellën në shitje.

Ish-mesfushori 65-vjeçar i kaloi nëntë vite në Partizan në kryeqytetin serb, ku edhe jeton sot e asaj dite, para se të bënte karrierë të madhe në Turqi, ku luajti për gjigantin Galatasaray për gjashtë sezone.

Javën e kaluar, ai e shiti për rreth 10 mijë euro fanellën e vet të Galatasarayt dhe ato para i dhuroi për viktimat e tërmetit në Turqi.

Prekazi, i lindur në Remont të Mitrovicës nga prindër shqiptarë, tani është ndihmëstrajner i ekipit kombëtar U21 të Serbisë.

Në një intervistë në dhjetor të vitit 2022, Prekazi e pranoi se shkon rrallë në vendlindjen e vet në Remont të Mitrovicës.

Vitin e kaluar isha për pak atje. Pashë tre nga miqtë e mi nga rruga. Pjesa tjetër fatkeqësisht nuk është gjallë. Nuk kam parë askënd nga Remonti, përpos Miletoviqit që është këtu në Beograd”, kishte thënë ai.

Related posts

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

dardanianews

Sondazh i shpejtë: Kush fiton sonte?

dardanianews

Dukagjini Klinës përforcohet me supertalentin nga Zvicra Elan Raci

dardanianews