24.3 C
New York
August 1, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Presidentët bëhen bashkë, nderojnë ish presidentin historik Ibrahim Rugova në ditën e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Me rastin e shënimit të 24 majit-Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka thënë se këtë ditë e ka filluar duke nderuar arkitektin e pavarësisë, Ibrahim Rugovën.

“Sot është dita e presidentit e shpallur si e tillë nga presidentit historik, Ibrahim Rugova,  jam e nderuar që së bashku me ish presidentët e filluam ditën duke nderuar arkitektin e shtetit tonë, njeriu që bëri bashkë shtetin e Kosovës, 24 maji është ditë e rëndësishme sepse përafërsisht 3 dekada më herët qytetaret e Kosovës treguar cili është vullneti i tyre në rrugë të drejtë për shtet të pavarur”, deklaroi Osmani.

Image

Related posts

Xhuli ekspozon linjat trupore super sexi nga fitnesi

dardanianews

Një burrë dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Pejë

dardanianews

Në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

dardanianews