10.4 C
New York
April 18, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pse njohja reciproke Kosovë – Izrael është tepër e rëndësishme për të dyja vendet?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është nënshkrues i marrëveshjes së Washingtonit, e cila përfshiu dakordimin për njohjen reciproke Kosovë-Izrael. Megjithëse Shtetet e Bashkuara e njohën Kosovën vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, u deshën plot 13 vjet që aleati tradicional i amerikanëve ta bënte të njëjtën gjë.

Vendimi i Izraelit për ta njohur Kosovën është tepër i rëndësishëm sepse është njohja e parë që nga fillimi i 2018, thotë profesori James Ker-Lindsay nga London School of Economics and Political Science, raporton BBCnë gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Para Izraelit, Kosova u njoh nga shteti i Barbados në shkurt 2018.

Jo vetëm kaq, shton profesori – gjatë viteve të fundit, Beogradi ka arritur sukses të konsiderueshëm në bindjen e një numri vendesh që ta rishikojnë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Në atë kuptim, vendimi i Izraelit është një fitore e rëndësishme për Kosovën në betejën afatgjatë për njohje”, tha Ker-Lindsey në një përgjigje me shkrim për BBC-në në serbisht.

Kjo është shumë e rëndësishme edhe për një arsye tjetër, thekson ai.

“Serbia dhe Izraeli kanë ndërtuar marrëdhënie të forta dhe mbështesin njëra-tjetrën në diplomaci për një kohë të gjatë”.

“Kjo është arsyeja pse kjo njohje erdhi si një befasi e madhe për shumicën e vëzhguesve”, shtoi Ker-Lindsey.

Fakti që, si pjesë e marrëveshjes së Washingtonit, Serbia gjithashtu pranoi ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, kundër vullnetit të Bashkimit Evropian, ishte gjithashtu “pothuajse tronditëse”, thekson profesori.

Çështja e vendndodhjes së ambasadës ngre gjithashtu çështjen e statusit të Jerusalemit – ndërsa izraelitët pretendojnë se është kryeqyteti i Izraelit, palestinezët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare pretendojnë se qyteti është i okupuar.

Sidoqoftë, shumica e vendeve kanë misione diplomatike me Izraelin në Tel Aviv, ndërsa ambasadat në Jerusalem deri më tani janë hapur vetëm nga SHBA-ja dhe Guatemala.

Çfarë do të thotë për Izraelin vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën?

Gazeta më e madhe Izraelite, Jerusalem Post raporton se ka marrëdhënie historikisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dhe kujton se qeveria e shtetit hebre shpërndau ndihmë të konsiderueshme humanitare në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Sot, rreth 80 familje hebreje jetojnë në Kosovë, shumica e tyre në Prishtinë, dhe tri familje jetojnë në Prizren, shton gazeta.

Historia nuk është e vetmja arsye, beson ish-zëvendëskryeministrja e Serbisë.

“Izraeli po pozicionohet edhe në këtë rajon, është e rëndësishme që ata të kenë një shtet tjetër në krah, si në biznes ashtu edhe ushtarakisht”, shprehet Suzana Grubjesiq, tani pjesë e Qendrës së Politikës së Jashtme.

Dhe Izraeli tashmë ka, thotë ajo, bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë dhe Greqinë, me të cilën ka rënë dakord për një tubacion të përbashkët gazi, i cili do të sillte gaz nga Izraeli në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarët nga Greqia, Izraeli dhe Qiproja nënshkruan një marrëveshje në janar të vitit të kaluar mbi ndërtimin e një tubacioni gazi nëndetës për transferimin e gazit nga depozitat e reja bregdetare në Mesdheun juglindor në pjesën kontinentale të Evropës.

Gazsjellësi 1,900 kilometra duhet të jetë një burim alternativ gazi për Evropën, e cila tani varet shumë nga furnizimet nga Rusia dhe rajoni i Kaukazit.

Gara në kërkim të depozitave të gazit dhe naftës në jug të Mesdheut ka krijuar tensione të reja midis Greqisë dhe Qipros, nga njëra anë dhe rivalit të tyre historik – Turqisë, raportuan agjencitë. /Express/

 

Related posts

E fundit: Rusia ia vë katër kushte Ukrainës për ta ndaluar luftën

dardanianews

Milaim Zeka: Dy gjëra nuk më kanë pëlqyer te intervista e Grenellit

dardanianews

“Janë dashuaruar me vetveten”, Vjosa Osmani përplaset me Haradinajn për Kurtin në sytë e amerikanëve

dardanianews