November 16, 2026
DardaniaNews
Lajme

Dyshohej se u mbyt në det në Shëngjin, gruaja gjen burrin pas 3 orësh në kafene

Një ngjarje që shkaktoi alarm mes pushuesve dhe autoriteteve në bregdetin e Shëngjinit përfundoi fatmirësisht pa pasoja.Sipas informacioneve , një shqiptar i Kosovës u raportua i zhdukur në det, duke ngritur dyshimet se mund të ishte mbytur. Menjëherë pas njoftimit, u angazhuan forcat e kërkim-shpëtimit, të cilat për rreth tre orë zhvilluan kërkime intensive në zonën detare me mjete lundruese.Ndërkohë që operacioni vijonte, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndoshë e mirë në një kafene pranë bregdetit. Mësohet se ai ishte larguar nga plazhi pa njoftuar familjarët, duke bërë që të krijohej alarmi dhe të niste operacioni i kërkimit.

Related posts

Walker tregon për atentatin e dështuar të serbëve ndaj tij: Po të vdisja bota s’do të dinte për Reçakun

dardanianews

Vetëvendosje me 12 qershor organizon tubim në Kosovë

dardanianews

Shkrimtari serb: Ne jemi mu.., gënjeshtarë e mashtrues, s’është problem i yni Millosheviqi, Vuçiqi as Kosova

dardanianews