August 3, 2026
DardaniaNews
Lajme

Qëndrim Kryeziu: Naim Trnava të tregojë kujt ia dorëzoi 6 milionë marka

Qëndrim Kryeziu: Reagim ndaj Naim TërnavësNaim Tërnava, nëse pretendoni se keni dorëzuar 6 milionë marka, ju lutem tregoni publikisht kujt ia keni dorëzuar. Sipas dokumentacionit dhe arkivave të UÇK-së që kam në posedim, emri juaj nuk figuron në këtë çështje.Arkivat që i kam në ruajtje më janë besuar nga ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, themelues të UÇK-së, me përgjegjësinë që të ruhen me përkushtim. Familja ime ka qenë pjesë e themelimit të UÇK-së dhe për këtë arsye e konsideroj obligim moral që të mbrohet e vërteta historike.Prandaj, nëse ekzistojnë pretendime se janë dorëzuar 6 milionë marka dhe ato mjete nuk kanë përfunduar në fondin për të cilin ishin destinuar, qytetarët meritojnë një sqarim të plotë. Nëse ka përgjegjës, ai duhet të identifikohet dhe të mbajë përgjegjësi.Ftoj Naim Tërnavën që ta bëjë publik emrin e personit të cilit pretendon se ia ka dorëzuar shumën. Vetëm transparenca i shërben së vërtetës dhe interesit publik.

Related posts

Medvedev: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, do të shpërthejë lufta!

dardanianews

Gruaja e Agim Ramadanit me mesazh emocionues për Lumir Abdixhikun dhe Anton Qunin

dardanianews

NYT: Trump planifikon për javën e ardhshme takime të ndara me Putinin dhe Zelenskyn

dardanianews