March 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Quint’i s’ka konsensus, Gjermania e Franca i nisin demarsh LDK’së që ta tërheq mocionin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka njoftuar se Gjermania e Franca kanë nisur një demarsh drejtuar zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti që të njoftojë kryetarin e LDK-së për shqetësimin e të dyja shteteve për të rikonsideruar mocionin e mosbesimit.

Kjo iniciativë bëhet pa shtetet tjera të QUINT’it, SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Italinë, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Heldt ka shkruar në Twitter se Franca dhe Gjermania ftojnë LDK-në që të konsiderojnë mocionin e mosbesimit dhe të mbajnë qeverinë stabile përballë sfidave.

“Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë kanë nisur një demarsh për zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti për të njoftuar kryetarin Isa Mustafa dhe për të dëgjuar shqetësimet zyrtare të të dyja kryeqyteteve. Franca dhe Gjermania qëndrojnë në anën e popullit të Kosovës në kriza. Ftojmë LDK-në të rishqyrtojë mocionin e mosbesimit dhe të mbajë një qeveri të besueshme dhe stabile për t’u përballur me sfidat”, ka shkruar amabasadori gjerman në Twitter.

Related posts

E dhimbshme: Ky është 47-vjeçari që vdiq mbrëmë në aksidentin e rëndë në Veternik

dardanianews

Kryeministri Kurti reagon ndaj deklaratës së tre zyrtarëve amerikanë

dardanianews

Lajmi fundit: Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt

dardanianews