27.2 C
New York
July 28, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

QUNI E KONFIRMON: HASKUKA PRISHI KOALICIONIN ME LDK-NË, SHKARKOI DREJTORËT

ryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, ka konfirmuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para dy orësh i ka dërguar një letër në të cilën e ka informuar se në mënyrë të një anshme ka vendosur për shkëputjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Para dy ore e kam pranuar letrën nga kryetari Haskuka, në të cilën ai një anshëm më ka njoftuar se ka shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nënkupton se ka shkarkuar të gjithë drejtorët e LDK’së”, ka thënë Quni për Gazetën Express.

I pyetur për arsyet që ka speficikuar Haskuka për prishjen e koalicionit, Quni ka thënë se është situate e përgjithshme politike e krijuar pas votimit të mocionit të mosbesimit që rezultoi me rrëzimin e Kurtit dhe krijimit të Qeverisë re.

Si pasojë e këtij vendimi Haskkuka ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës, Eshref Memajn, drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtorin e Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashin dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshanin.

Related posts

Alarmojnë ekspertët: Vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar

dardanianews

Piloti i parë në Evropë që e njeh Kur’anin përmendsh

dardanianews

S’ke nevojë për qira”/ Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren me të cilën bashkëjetoi

dardanianews