25.8 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

QUNI E KONFIRMON: HASKUKA PRISHI KOALICIONIN ME LDK-NË, SHKARKOI DREJTORËT

ryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni, ka konfirmuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para dy orësh i ka dërguar një letër në të cilën e ka informuar se në mënyrë të një anshme ka vendosur për shkëputjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Para dy ore e kam pranuar letrën nga kryetari Haskuka, në të cilën ai një anshëm më ka njoftuar se ka shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nënkupton se ka shkarkuar të gjithë drejtorët e LDK’së”, ka thënë Quni për Gazetën Express.

I pyetur për arsyet që ka speficikuar Haskuka për prishjen e koalicionit, Quni ka thënë se është situate e përgjithshme politike e krijuar pas votimit të mocionit të mosbesimit që rezultoi me rrëzimin e Kurtit dhe krijimit të Qeverisë re.

Si pasojë e këtij vendimi Haskkuka ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës, Eshref Memajn, drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtorin e Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashin dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshanin.

Related posts

AKUZA TRONDITËSE NGA SHKUMBIN MEHMETI: QERIM KELMENDI DHE RAMUSH HARADINAJ JANË MARRË VESH TË KRYEJNË VRASJE NË DUKAGJIN! – Dëshmi

dardanianews

Mbi 17 miliardë euro në ditë po i humb Rusia, edhe sa mund të vazhdojë?

dardanianews

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxa, publikohen produktet që i bleu me 860 mijë euro

dardanianews