26 C
New York
September 4, 2026
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Rastet me koronavirus: Këto janë statistikat në gjithë botë

Janë konfirmuar 170.442 raste të infektuara me virusin Covid-19 në botë.

Sipas statistikave në uebsajtin worldometers.info, ku po përditësohet vazhdimisht numri i të infektuarve në të gjitha vendet e botës, numri i të vdekurve ka shkuar në 6.526, ndërsa nga ana tjetër po rritet edhe numri i atyre që po shërohen nga sëmundja e cilësuar si pandemi.

Në publikimet më të fundit me statistika raportohet për 77.790 persona të shëruar nga Covid-19, i njohur si koronavirus.

Vendi me numrin më të madh të të infektuarve është Kina, nga ku e ka origjinën virusi i shpërndarë në të gjithë botën.

Pas saj vjen Italia me 24.747 raste të infektuar e me 1809 viktima. /Express/

Related posts

Skandaloze, fillon fushata homofobike e Qeverisë Kurtit kundër Grenell!

dardanianews

Kjo hardhucë “spërkat” gjakun nga sytë e saj kur mbrohet nga grabitqarët

dardanianews

Gjukanoviq: Qeveria do të shkarkohet në shkurt, zmbrapsëm nacionalizmin serbo-madh

dardanianews