13.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagim i ashpër i veprimtarit të shquar të çështjes Kombëtare Saim Tahiraj në lidhje me provokimin e kishës serbe në kampusin e UP-së

Përballë këtij provokimi shovinist të kishës shovinistë Serbe, dështoj shteti, dështuan studentët, dështuam ne si shoqëri. Kjo kishë është simbol i kryekriminelit Millosheviq, është simbol i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve! Ku ishte sot shteti? Ku ishin institucionet përkatëse që lejuan këtë provokim? Ata që sot drejtojnë shtetin shumë herë i sulmuan dhe i dogjën institucionet e shtetit për agjenda të pakuptimta! Pse heshtën sot, pse nuk reaguan sot ndaj këtij provokimi shovinist? Ku është, ku mbeti slogani i juaj “Krejt dhe Drejt? Ju jeni mashtruesit më të mëdhenj, ju jeni asgjë! Ku ishin sot studentët? Pse nuk reaguan kundër këtij provokimi të kishës shoviniste serbe i cili ndodhi mu në pronën e tyre? Shumë organizata studentore protestojnë për gjëra të thjeshta, të parëndësishme, kurse sot heshtin ndaj këtij provokimi shovinist! Studentët historikisht ishin avangardë në proceset vendimtare politike dhe shoqërore të kombit tonë. Sot ju e turpëruat emrin e studentit sepse treguat se jeni pa vetëdije historike kombëtare! Ju jeni n ‘shërbim vetëm të politikes ditore! Sikur të kishit sadopak vetëdije historike kombëtare, sot do të duhej ta rrethoni në mënyrë masovike kishën që simbolizon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe ta pengoni at provokim dhe fyerje të rëndë për shqiptarët. Ku ishte populli shqiptar që jeton në Prishtinë? Pse heshti sot dhe nuk reagoj? Pra sot dështuam si shtet dhe si shoqëri dhe ky është sinjal i fuqishëm se kemi shumë nevojë për një ringjallje kombëtare.

Related posts

E dashura e Feros ‘lë nam’ me videon në të brendshme

dardanianews

Fadil Geci për vrasjen e shokut të tij: Tre persona e kidnapuan, e futën në veturë të SHIK-ut dhe e vranë…

dardanianews

Serbia e kërkon pështymën e nënës së Hajrizit – s’e lejon ta sheh trupin

dardanianews