1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales por me partnere në dy mendje

Mbrëmë u zhvillua finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Pas një transmetimi maratonë që mezi mbaroi rreth orës 3 të mëngjesit, fituese u shpall Egla Ceno e cila në dyshen e fundit mbeti me aktorin Jul Deda.

Ky i fundit duket që e pranoi mjaft mirë faktin që doli i dyti por dy emra nuk e kapërdinë dot.

Ishte Meriton Mjekiqi, i larguari i parë për befasinë e shumëkujt, ai që lëshoi sallën bashkë me Ilnisën, partneren e tij në këtë format.

Njëjtë veproi edhe Romeo Veshaj, i cili vetë doli edhe më dobët se i vëllai, duke u ranguar i treti.

Ai ka lëshuar sallën duke mos qenë prezent deri në fund të programit, konkretisht momentin kulminant të shpalljes së fitueses.

Por, njëjtë nuk ka vepruar partnerja e tij Heidi, që ka respektuar programin deri në fund duke mos e ndjekur nga pas si Ilnisa. Madje Heidi shihet teksa duartroket fituesen.

Ndryshe, këtë herë nuk pati episode tensioni dhe dhune, sikurse në Big Brother 1 kur po nga Romeo, kishte plasur sherri me sigurimin përgjatë publicitetit pasi Donaldi doli i dyti. /Prive.al

Related posts

“Azemi ka ndjenja për mua e jo për Albën” – Linda flet për dashurinë brenda shtëpisë

dardanianews

Prive Paparazzi: Santiana dhe Patrisi, të pandarë

dardanianews

Me këta tre persona në shtrat po feston Albërije Hadërgjonaj

dardanianews