29 C
New York
June 30, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Vjen lëvizja e Brikenës në Instagram

Çifti shumë i dashur për publikun, Brikena dhe Mateo, vazhdojnë të mbeten kryefjala e mediave rozë dhe në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”. Së fundmi, rrjetet sociale kanë zier nga thashethemet se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre. Shkas për këto aludime, sipas ndjekësve vigjilentë, u bë mungesa e daljeve të tyre të përbashkëta ditët e fundit, duke bërë që shumë të dyshojnë se rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht.

Por çfarë po ndodh realisht mes dyshes?

E vërteta e distancës së tyre u zbulua të hënën, kur Brikena ndau një postim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Ajo njoftoi fansat se po udhëtonte drejt Italisë për të vizituar familjen e saj, pas disa muajsh qëndrimi intensiv në Shqipëri. Ky udhëtim shpjegon qartësisht mungesën e saj fizike pranë Mateos dhe ndërprerjen e përkohshme të daljeve publike si çift.

Ndërkohë që rrjeti vazhdonte me teori të ndryshme, reagimi nuk mungoi as nga ana e Mateos. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në rubrikën “Ask me” në Instagram, ai është pyetur drejtpërdrejt për mundësinë e një filmi me Brikenën. Me një përgjigje të shkurtër por plot domethënie, Mateo u shpreh: “Vetë lidhjen e kemi si film”.

Për t’i vënë pikat mbi “i” dhe për të shuar përfundimisht çdo dyshim në mes të këtij stuhie thashethemesh, erdhi lëvizja e papritur nga Brikena. Ajo ka vendosur të ndryshojë fotografinë e profilit në llogarinë e saj në Instagram, duke zgjedhur një foto të sajën dhe të Mateos të krijuar me Inteligjencë Artificiale (AI). Ky veprim i hapur duket se ishte mënyra e saj origjinale për t’u treguar të gjithëve se dashuria e tyre është e fortë, pavarësisht distancës gjeografike momentale apo thashethemeve në rrjet.

/Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

dardanianews

Yllka Kuqi provokon keq me fustanin lë pa fjalë të pranishmit në dasmë, zbulon më shumë se duhet

dardanianews

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani

dardanianews