23.5 C
New York
June 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sandulloviq publikon fotografinë e fëmijëve të familjes Jashari: Iu lash lule dhe kërkova falje në emër të Serbisë

Politikani serb, Nikola Sandulloviq ditë më parë kishte vendosur lule tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Si pasojë e këtij veprimi të tij ai u arrestua dhe u torturua nga BIA serbe pas të cilës kaloi disa ditë edhe në spital. Sandulloviq ka deklaruar, se personi i cili e kishte torturuar atë ishte Millan Radoiçiq që ishte në krye të sulmit terrorist në Banjskë, ku si pasojë humbi jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në X, Sandulloviq ka postuar fotografinë e fëmijëve të familjes Jashari, duke kërkuar që të shikohet me vëmendje fotografia dhe pyet nëse janë “ata terroristë”.

“Shikoni mirë këtë fotografi, sepse këta janë fëmijët e familjes Jashari që janë vrarë. Ata u vranë me urdhrat e kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq. Në mesin e fëmijëve ishte 7-vjeçarja Blerina Jashari, e cila u vra me një plumb në kokë”, ka shkruar Sandulloviq.

Ai ka shkruar se mbi këto varre ka lënë lule dhe ka kërkuar falje në emër të Serbisë.

“Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq, vendosi lule në varrin e saj, kërkoi falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë krim dhe kërkoi falje në emër të paqes dhe të ardhmes së popullit serb dhe shqiptar në Kosova”, ka shkruar ai.

Sandulloviq ka shtuar se kjo është arsyeja pse ai u rrëmbye, u torturua, u poshtërua dhe u rrah për vdekje nga policia sekrete serbe BIA me urdhër të spiunit të dekoruar rus Aleksandar Vulin dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

 

Related posts

Ekskluzive: Paralajmërime për sulme armiqësorë në Kosovë në periudhën 26 deri më 30 nënto

dardanianews

Le Figaro (1831) / Tre mijë koka shqiptarësh u çuan si triumf në Serajet e Sulltanit

dardanianews

Dyshime se ka pasur gabim në llogaritjen e votave për Qeverinë Hoti

dardanianews