13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Sara i përgjigjet Stresit: Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë!

Teksa zhvilloi një intervistë ditën e sotme, Sara Gjordeni ka komentuar dhe deklaratën e një prej artistëve që ka dhënë në lidhje me boksierin dhe për lidhjen me Bardhin.

Bëhet fjalë për Stresin dhe ja si i është përgjigjur Sara:

Arkimedi, jo stresi, sepse ne njihemi nga njerëz të përbashkët, që ai ka shumë respekt. Nuk e kam kuptuar guximin e Arkimedit për këtë fjalë. Së dyti më ka një borxh sepse nuk më ka njohur në marrëdhënie me Jurgenin, unë e kam mbështetur në Big edhe e kam votuar. Votat për të janë në telin tim. Duhet t’i vijë turp për atë deklaratë. Do kem një bisedë për të sepse është e pavend. Ai e di shumë mirë që ka impakt dhe ka gjetur guximin që të më akuzojë që kam dashur të marr famë. Ai e di shumë mirë për projektet që më ka ofruar dhe i kam refuzuar, Arkimedi për hir të miqësisë sime ndaj tij dhe ndaj njerëzve të tij të përbashkët, nuk duhet të më kishte goditur”, u shpreh Sara.

Rikujtojmë se Stresi, kishte “shpërthyer” lidhur me sjelljen e Sara Gjordeni me marrëdhënien e saj me Bardhin.

Në llogarinë e tij në “ Instagram”, reperi shkruante se modelja ka lënë jashtë një lidhje me boksierin, Jurgen Uldedaj, i cili me besim e kishte lejuar që të hynte brenda në shtëpi. Sipas Stresit ajo ka shpërdoruar këtë besim të dhënë dhe ka krijuar një raport të ri me Bardhin.

Related posts

Merr vëmendje komenti i Meritonit: “Çdo natë po flej me një tjetër”

dardanianews

Publikohet video e Xhulit se si e ‘kallte’ atmosferën në dasmë

dardanianews

FOTO/ Kjo është vajza me të cilën u raportua se Ledri ka nisur lidhje të re, shoqe me ish-in e tij

dardanianews