-1.9 C
New York
January 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedTeknologji

Satelitët Albania 1 dhe 2 lëshohen në hapësirë

Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor në Shqipëri njoftoi sot lëshimin në hapësirë të dy satelitëve Albania 1 dhe 2 nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex 40 (SLC-40).

Nisja e satelitëve vjen pas kontratës së shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”, me vlerë 6 milionë dollarë, të nënshkruar në fund të muajit shtator të vitit 2022.

Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Ndër të tjera, ky shërbim do t’ju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.

Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor

about an hour ago

Po ndiqni drejtpërdrejt nisjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex 40 (SLC-40).

SpaceX is targeting 9:56 a.m. ET (14:56 UTC) on Tuesday, January 3 for Falcon 9’s launch of the Transporter-6 mission to low-Earth orbit from Space Launch Co…
YOUTUBE.COM
SpaceX is targeting 9:56 a.m. ET (14:56 UTC) on Tuesday, January 3 for Falcon 9’s launch of the Transporter-6 mission to low-Earth orbit from Space Launch Co…
SpaceX is targeting 9:56 a.m. ET (14:56 UTC) on Tuesday, January 3 for Falcon 9’s launch of the Transporter-6 mission to low-Earth orbit from Space Launch Co…
https://youtu.be/lSRXacd8wU8

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në shtator 2022 tha se “me lëshimin e këtyre satelitëve, ne hyjmë në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, në funksion të luftës kundër korrupsionit, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore”. /Telegrafi/

Related posts

“A keni fol ma me Radojçiqin”, Frashër Krasniqi i del në rrugë Mimoza Kusarit – ky është reagimi i saj

dardanianews

KORONAVIRUSI- MINISTRI VITIA TREGON SE KUR DO TË HAPEN KAFITERITË

dardanianews

SHBA-ja mirëpret vendimin ndaj Mustafës: Nuk është aktgjykim kundër UÇK-së

dardanianews