Një gazetar u përpoq të ekzekutonte ish-të dashurën e tij dhe ta qëllonte atë tri herë para se t’a kthente armën drejt vetes.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për José Marcondes, 46 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në një spital lokal në Mato Grosso, Brazil ku vdiq pas operacionit.
Themeluesi i gazetës në internet Muvuca Popular u takua me 33-vjeçaren Nadia Vilela për rreth një muaj para se Nadia të ndahej me të.
Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë thuhet se tregojnë se ai viziton vendin e punës të ish-partneres së tij në një përpjekje të dëshpëruar për të “rindezur” marrëdhëniet e tyre.
Ai hyn në një dyqan ushqimesh dhe flet me Nadia, e cila po punonte si arkëtare, përpara se të futet rreth banakut dhe të hyjë në zyrën e saj.
Dyshja ndajnë një bisedë të shkurtër por duket se argumentojnë kur ish-i merr një armë, duke qëlluar tri të shtëna në drejtim të Nadias.
Gruaja e tmerruar vrapon për të shpëtuar ndërsa drejtohet drejt daljes dhe kërkon ndihmë nga kalimtarët.
Një grua shihet duke e ndihmuar atë para hyrjes. Ata më pas shkojnë te një burrë që sapo kishte parkuar automjetin e tij përtej rrugës i cili e çon me urgjencë në Spitalin aty pranë Santa Angela.
Ajo u qëllua në duar, gojë dhe në gjoks, por iu përgjigj mirë operacionit dhe mjekimeve të saj pasuese.
Sipas raporteve lokale, Marcondes qëlloi veten në kokë para se të vinte policia. /Telegrafi/