16 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmeOpinione

Shokon Serbët: Shkencëtarja Stojanoviç Shpjegon Historikisht Pse Serbët I Urrejnë Shqiptarët

Shkenctarja serbe Dubravka Stojanovic ka dhënë një deklaratë lidhur me pikëpamjen serbëve për shqiptarët. Stojanovic ka thënë se serbët kanë albanofobi.

“Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar”, thotë shkencëtarja Stojanoviq.

Ajo gjithashtu tregon se Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit “shiptari”, që kanë konotacione negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim.

Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljevi? dhe të tjerët.

“Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët.

Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve.

Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piro?anac me këtë rast kishte deklaruar për këtë: Nëse do t’i lejonim të qëndrojnë këtu, do të na krijojnë probleme”, tregon shkencëtarja, trasnmeton Gazeta Metro.

Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në Nacertanije, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe veri të Shqipërisë, të cilat janë të banuara nga popullsia muslimane shqiptare.

Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.

“Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”, thotë Stojanovic.

Related posts

Saim Tahiraj ka disa fjale për ata qe po e “kryqëzojnë” gjykatën speciale

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Sulmohet gazetari Valon Syla

dardanianews

A po paralajmëron Xhafer Tahiri një parti të re me në krye Vjosa Osmanin?

dardanianews