May 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Skandaloze: Stafi mjekësor shikojnë Big Brother në orar të punës, pacientët sillen në korridore

Një veprim skandaloz ka ndodhur nga mjekët në Ambulancën Orize në Gjakovë.

Teksa pacientët kërkonin që të kryenin shërbimet shëndetësore që ofron ambulanca, stafi mjekësor, kujdestar kishin vëmendjen diku tjetër.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihet se mjekët kujdestar ishin të zënë duke shikuar Big Brother Vip Kosova, duke i lënë pacientët pa shërbime, me dhimbje e duke mos u marr fare me ta.

IndeksOnline ka kontaktuar me pacientin në fjalë, ku ai kishte shkuar në ambulancë për ta rregulluar dhëmbin.

‘’Jam njeri me social, më ndihmon shteti, Komuna e Gjakovës, edhe është tu më dhimt dhembi, hala bile nuk e kom ndreq. Nuk pata pare me shku privat, shkova në ambulancën e shtetit, edhe ata aty nuk ma ndreqën dhembin se ishin kon tu pa filma, ‘Big Brother’ a sedi çka, edhe vendosa me ju bo video. Krejt kjo ka ndodhë sot ka ora 19:00’’, tha pacienti për IndeksOnline.

Më poshtë pamje të siguruara nga IndeksOnline:

Related posts

25 vjet rezistencë, ekspozitë për kontributin atdhetar të familjes Lleshi në Kosovë 07/08/2023 13:49 Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe familja Lleshi kanë hapur ekspozitën “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi”, të autorëve Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, me rastin e 25-vjetorit jubilar të rezistencës së armatosur nga kjo familje. Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi kontributin e familjes Lleshi për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.

dardanianews

Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi për kritikat ndaj Xhakës, mediumi serb i kushton artikull të veçantë

dardanianews

Jusuf Gërvalla i shkruan nënës: Mendja e shpirti ynë kanë pasur strofull fjalën tande, dashuninë e kujdesin tand të pashoq

dardanianews