7.2 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kalkulimi i Albin Kurtit, kur e kujton veprimtarin e vrarë të LDK-së e kur s’thotë gjë

Rreth një muaj pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt dhe praktikisht rënies së Qeverisë, më 23 gusht 2019, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për herë të parë e kishte kujtuar veprimtarin e vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafën, në ditëlindjen e 66 të tij. Këtë nuk e bëri dje, kur ishte 20 vjetori i vrasjes së Xhemajl Mustafës, shkruan Gazeta Express.

Në gusht të vitit të kaluar, siç u bë e ditur muaj më vonë, LDK-ja qëndronte e para në sondazhe, në pritje të zgjedhjeve të 6 tetorit. Albin Kurti dhe lëvizja e tij, në synimin për të ardhur në pushtet për herë të parë, shpreheshin publikisht se e konsideronin vetëm një koalicion me LDK-në, para ose pas zgjedhjeve. Takimet mes dy partive ishin shpeshtuar, teksa Kurti i bënte oferta LDK-së që të bënin koalicion qysh herët për të garuar së bashku në zgjedhje.

Atë kohë, Kurti e kishte kujtuar Mustafën si njeri të dashur, i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim, ndërsa kishte publikuar edhe një poezi të tij.

“Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t’i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët. Në vijim është një poezi e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin e shkruar në vitin 1972”, kishte shkruar Kurti.

Kurti, që synon të kthehet shpejt në karrigen e kryeministrit, nuk veproi njësoj të hënën, në 20 vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës. S’e kujtoi më as si njeri të dashur, as si burrë të mirë e as si të kredhur në mendime.

Për heshtjen e tij dje, Kurtin e kritikoi edhe gazetari i njohur, Enver Robelli. Në një reagim në profilin e tij zyrtar në Facebook, përveç Kurtit, Robelli e ka akuzuar edhe krytarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn për heshtjen ndaj këtij krimi. Kjo, sipas tij, dëshmon hipokrizinë e madhe të tre politikanëve.

“Sot ishte 20 vjetori i vrasjes së Xhemail Mustafës. Nuk thanë asnjë fjalë për këtë krim: Albin Kurti, Enver Hoxhaj, Ramush Haradinaj. Me rëndësi që të gjithë angazhohen për «shtetin e të drejtës», «sundim të ligjit» dhe për hipokrizinë kolosale. Natyrisht angazhohen edhe për «vlera europiane». Këtu hyn edhe heshtja për krime, me gjasë. Për ndriçim të krimeve as që bëhet fjalë”, ka shkruar Robelli. /GazetaExpress/

 

 

 

Related posts

Zbulime tronditëse, ja kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi – ky ishte skenari i errët i ‘Rognerit’

dardanianews

Skandaloze: Serbët rebelohen ne veri, ndersa kompanitë kosovare transportojnë serbët e veriut në tubimin e Vuçiqit në Beograd

dardanianews

Rikthehet përplasja mes Bekim Jasharit e Sami Lushtakut në Skënderaj

dardanianews